Gazetarja shqiptare Kozeta Turishta prej disa muajsh është larguar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka nisur jetesën e saj. Ajo poston here pas here foto në rrjetet sociale, ndërsa këtë herë ajo që ka bërë përshtypje ka qenë komenti i saj për femrën më të pushtetshme në botë, Kim Kardashian.
Kozeta është ndeshur rastësisht me të dhe me sa duket, ka ngelur e mahnitur nga pamja e Kimit dhe Kanye. Ajo e ka cilësuar si “një pëllëmbë mbi tokë” dhe si “morr i vogël”, femrën seksi, ndërsa sjelljen e saj ndaj fansave si të akullt.
“Kim Kardashian një pëllëmbë mbi tokë. I shoqi po ashtu. Dhe një mospërfillje e akullt për fansat e saj, sa unë në atë moment që u gjenda aty, ajo po dilte nga një teatër në Manhattan. Ja goca ku e keni Kanye West, burrin e Kimit. Adoleshentët këtu i la zemra kur e panë, por çfarë të them, çdo gjë qenka me moshë. Kimi, Kimi, Kardashian, ja ku është si morri i vogël”, – është komenti i Kozetëës përbri fotove.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/