Mashtrimet e Ramës, para zgjedhjeve faturë me 0 detyrime, pas zgjedhjeve, fatura...

Mashtrimet e Ramës, para zgjedhjeve faturë me 0 detyrime, pas zgjedhjeve, fatura me 1 milionë e 500 mijë lekë

96
0
Shares

Deputetja Demokrate Dhurata
Çupi
nëpërmjet një dalje për median ka deklaruar se Edi Rama i është rikthyer një mashtrimi kalsik. Perpara zgjedhjeve ai ju jep fatur te ulta qyetarëve e pas zgjedhjeve fatura te kripura. Kete gje e denoncon nepermjet fakteve e faturave te paraqitura të një qytetari dibran në vitin 2015. Ku Mashtrimet e Ramës, para zgjedhjeve faturë me zero detyrime, pas zgjedhjeve, fatura ka ardhur me 1 milionë e 500 mijë lekë detyrime. Por sipas deputetet të PD këtë taktik është duke përdorur edhe tani pasi në Dibër kordinator i fushatës është pikërisht ministri i energjitikës Damjan Gjiknuri.

DEKLARATA E PLOTE E DEPUTETES DHURATA ÇUPI

Kemi këtu një mashtrim klasik të Edi Ramës.​ Ja fatura që dërgon ai për qytetarët para zgjedhjeve. Kemi një faturë për një familje në Dibër në fund të majit të 2015, pra pak para zgjedhjeve të qershorit. Thotë se detyrimi për vitet 2007-2015 është zero lekë. Mbaruan zgjedhjet, nxjerr kokën Edi Rama. Ja fatura e fundit të qershorit. E njëjta periudhë që para zgjedhjeve faturohej me zero lekë, i vjen pas një muaji familjes së varfër dibrane, me 1 milionë e 580 mijë lekë.

Këto lloj faturash kanë qenë masive. Ky është mashtrimi tipik i Edi Ramës para zgjedhjeve, një prej përpjekjeve të tij për të kapur votat.Prandaj ka dërguar në Dibër Damianin, njeriun e faturave të larta të energjisë, të faturave abuzive, njeriun e burgut dhe errësirës për të varfërit.

Me mashtrime, me kërcënime, me milionat e Sadriut, me çdo formë Edi Rama po tenton të kapë votën në Dibër. Po dibranët kanë një shprehje; ma hodhe një herë të daltë njani sy, ma hodhe herën e dytë, u bafsha qorr. Dibranët dhe shqiptarët nuk mund të mashtrohen dy herë. Vota e 11 shtatorit ka për të zbrapsur damianët e gjithë marifetet e Ramës. Dibra, e para do të nisë një ditë të re pa mashtrimet e pa krimet e qeverisë. Dibra më mirë pa Edi Ramën. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

 

 

pas zgjedhjeve

*Fatura ne muajin qershor, pas zgjedhjeve

fatura para zgjedhjeve

*Fatura ne muajin maj para zgjedhjeve

dhurata cupi_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY