Presidenti Ilir Meta tha sot në një konferencë për shtyp se niveli i lartë i borxhit publik, mund ta çojë vendin drejt një krize serioze.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se mungesa e transparencës nga ana e Ministrisë së Financave lidhur me nivelin e borxhit publik për 2022 vë në diskutim qëndrueshmërinë e financave të vendit.
Sipas Metës, vlera reale e borxhit publik në fund të 2021 mund të llogaritet më shumë se 84 për qind të PPB, duke e renditur vendin tonë pas Malit të Zi, me nivelin më të lartë të borxhit publik për banor në rajon.
“Stoku i borxhit paraqitet i nënvlerësuar, duhet të ishin paraqitur në mënyrë të detajuar. Vlera reale e borxhit publik në fund të 2021 mund të llogaritet më shumë se 84 për qind te PPB. Këtu nuk janë paraqitur detyrimet nga çështjet e humbura në gjykata ndërkombëtare. Vlera PPP do të arrijnë në 45 për qind të PPB. PPP i kanë mundësuar qeverisë të ndërmarrë projekte klienteliste”, tha Meta.
Në vijim Meta pati edhe një paralajmërim për Ramën dhe Bashën ose siç e quajti sot ai koalicioni Bravo-Brava.
”Po i paralajmëroj me qetësi se janë shqetësuar për poezitë e mia. Unë do marr pjesë në gareë, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë i cili do jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet vendore, koalicioni “Bravo Brava” që ka 8 vite që qeverisë në Shqipëri dhe e di teatër politikën, do i recitoj një poezi që e ka bërë vetë shefi i koalicionit “Bravo Brava”.
Ua thashë dhe po ua përsëris, poezinë e shefit të koalicionit bravo-brava, ina-ina, do ta dëgjojnë brenda pak kohësh, të kenë kujdes, se nuk ka borxh që nuk paguhet”, ka thënë Meta.
“Ina-Ina, hiqi brekët”, është një tregim poetik i Edi Ramës publikuar në fillim të 90 në një media.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/