Kryeministri Rama tregon çfarë i tha Erionit për videopërgjimin

Kryeministri Rama tregon çfarë i tha Erionit për videopërgjimin

62
0
Shares

Kryeministri Edi Rama komentoi sonte me nota të buta audio-përgjimin e krybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me FSHF që u ndoq edhe nga një goditje me eksploziv.

Rama tregoi në Opinion se çfarë bisedoi me Veliajn për këtë cështje dhe faktin që u përmend SPAK duke bërë me dije se nuk ka aspak lidhje me këtë.

“Nuk është fare tema jonë si qeveri. Unë thjesht kam bërë një bisedë me kryetarin e Bashkisë pasi doli një përgjim që nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime sepse të gjitha përgjimet janë në kontekste, të dala në konteksti prodhojnë diçka tjetër. Dhe po të na kishin regjistruar tani cfarë folëm e të na fusnin live, ishte toni tjetër. Njerëz jemi ne, mish, kocka, gjak. E mora ta pyes çfarë është dhe më shpjegoi kontekstin, pozicionin e tij, abuzimet e federatës, të gjithë procesin e zgjedhjeve që sipas tij po bëhet përveç çdo standardi. Po i thashë për çfarë e përmend SPAK-un? Kur them që këto përgjime bëhen bazë abuzimi se i kam vuajtur në kurriz. SPAKu nuk ka lidhje me këtë. Është një fjalë e thënë në muhabet, por SPAK nuk ka kompetencë të merret”,-tha Rama në emisonin Open në Tch.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY