BE dhe SHBA mbështesin zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut

BE dhe SHBA mbështesin zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut

47
0
Shares

Komisioni Europian përshëndeti futjen për diskutim në Parlament të projektligjit për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut  i cili çon në ndryshimin e Kushtetutës.

BE mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut.

“Hap i rëndësishëm i bërë nga Parlamenti me paraqitjen për shqyrtim të amendamenteve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut, në mënyrë që të votojnë të gjithë deputetët. BE mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut. Finalizimi me sukses i reformës është me rëndësi tepër të veccantë për integrimin europian të Shqipërisë”, shkruhet ne njoftim.

Edhe Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur futjen për diskutim në Parlament të projektligjit për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

“SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe janë dakord se mbështetja për amendamentin kushtetues për zgjatjen e vetingut e mban Shqipërinë me vendosmëri drejt rrugës së anëtarësimit. Vazhdoni të ecni përpara”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY