Policia italiane ka sekuestruar 22 kg kokainë në Brescia, si dhe ka sekuestruar 60 mijë euro.
Në pranga kanë rënë dy të rinj shqiptar, B. F., 26 vjeç dhe A. A., 25 vjeç. Fillimisht është kryer arrestimit i B.F të cilit iu gjet 6 kg kokainë në mjetin “Fiat 500”.
Pas kontrolleve në një garazh policia gjeti edhe një automjet të përshtatur enkas për trafik droge, ndërsa në një apartament arrestoi shtetasin A. A., si dhe sekuestroi 16 kg kokainë.
Ndërkohë, 26-vjeçarit policia i sekuestroi 15 mijë euro, ndërsa 25-vjeçarit mbi 45 mijë euro.
Mësohet se droga vinte nga Evropa Veriore dhe nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 2 milionë eurove.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/