Gazment Bardhi habit: Kandidatët e lëvizjes Berisha janë për të dëmtuar PD...

Gazment Bardhi habit: Kandidatët e lëvizjes Berisha janë për të dëmtuar PD dhe për të fajësuar Bashën

91
0
Shares

Gazment Bardhi tha sot në një intervistë me Luan Ramën se kandidatët e lëvizjes Berisha në zgjedhjet lokale janë për të dëmtuar PD dhe për të fajësuar Bashën.

Pyetje: PD shkon në këto zgjedhje me problemin e madh pas shpalljes së zotit Berisha non grata

Gazment Bardhi: Nuk e mohoj problematikën e brendshme në PD, por kam bindjen e thellë se kur bëhet fjalë për përballje me kundërshtarët, pavarësisht diferencave në mendime, secili prej demokratëve dhe mbështetësve të PD do të gjykojë se në atë moment përballjen e kanë me Edi Ramën, me kandidatin e PS. Kam dëgjuar zotin Berisha që flet për kandidatë të tij. Është vijim i farsës që ka nisur zoti Berisha. Zoti Berisha, për fat të keq, nuk është më as anëtar i PD. Nuk ka asnjë mundësi për të caktuar kandidatë të PD. Mund të tentojë të dëmtojë PD në zgjedhje duke nxjerrë një kandidat të pavarur apo ndnjë mënyrë qe njeh kodi për rrëgjistrim, për të demtuar dhe për të eliminuar shanset e fitores në keto bashki nga PD. Nuk është suprizizë. Qëllimi i vetëm i zotit Berisha është dëmtimi, shkatërrimi. Pra, ose e kontrollon PD, e përdor si mburojë për interesat e tij oersonale, ose ka vendosur, ta shkatërrojë dhe të dëmtojë PD, siç po tregojnë veprimet e tij. Numka asnje shans zoti Berisha të rregjistrojë kandidatë në emër dhe për llogari të PD. Ka mundësi, të cilën mesa duket do ta vendosë në jetë, qe të dëmtojë demokratët, të dëmtojë PD duke përçarë votat dhe duke i dhënë fitoren Edi Ramës, që të ketë më pas mundësinë të bërtaëë që fajin e ka Lulzim Basha. Është pak a shumë e njëjta strategji që ndoqi partia e Ilir Metës në 25 prill. U lit të futej në një listë të vetme për të maksimalizuar votat, dhe ne sot do të kishim shumë me shumë mandate, nuk pranoi dhe më pas ankohej duke drejtuar gishtin tek Lulzim Basha pse LSI nuk mori disa mandate për pak vota. Të njëjtën strategji po ndjek dhe Sali Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY