Vrasja në Lezhë, policia jep detajet. Vrasësi, një 17 vjeçar

Vrasja në Lezhë, policia jep detajet. Vrasësi, një 17 vjeçar

69
0
Shares

Policia e Lezhës vë në pranga një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, këtë mesditë, në fshatin Manati të Lezhës.

Sekuestrohet dhe arma e krimit.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Lek Lekgjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Gjonaj i vra në oborrin e shtëpisë. Vëllai i tij kohë më parë vrau të atin e 17 vjeçarit.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY