U nda nga jeta këtë pasdite aktori i njohur i humorit Arben Shaka.Lajmi është konfirmuar nga familjarët e aktorit i cili nuk arriti të fitonte betejën me Covid-19.
Shaka ishte 70 vjeç ndërkohë që e nidi karrierën në kinematografi, teatër dhe estradë që kur ishte 17 vjeç.
Në kinematografi, Arben Shaka u bë i njohur në filmat: ‘Përse bie kjo daulle’, Odiseja e tifozëve’ dhe ‘Cirku në fshat’. Gjatë viteve të diktaturës komuniste, Shaka ishte një personazh i dashur edhe për fëmijët ku ka shkruar dhe skenarë të filmave vizatimorë si: ‘ëndrra në diell’, ‘Tiktaku i fundit’, ‘Nevoja të ndihmon’, etj.
Arben Shaka emigroi me familjen e tij në Greqi në vitin 1998. Edhe pse nuk mundi të luante sërish në filma, ai shfrytëzoi pasionin e tij për pikturën dhe fotografinë. Me ndihmën e fëmijëve të tij, Shaka mundi të realizonte një program me pantonimë dhe muzikë, e cila u shfaq në një lagje të Athinës. Ai jetoi për 15 vite në provincën e Lutrakit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/