Partitë e opozitës kanë refuzuar takimin e thirrur nga Ilir Meta këtë pasdite për shkak se nuk kishte një axhendë të qartë.
Burimet nga takimi i aleatëve të djathtë në selinë e PD-së bënë të ditur se partitë parlamentare të djathta nuk do të shkojnë në takimin Metës, pasi ky takim nuk ka asnjë mundësi të avancojë në drejtim të arritjes së një zgjedhje në lidhje me krizën.
Vetëm disa parti të koalicionit qeveritar kanë marrë pjesë në këtë takim mes të cilëve, PS me Gramoz Rucin, PKD përfaqësuar nga Dhimitër Muslia etj.
Edhe kreu i PAA, Agron Duka i cili la për një moment tryezën e PD tha se shkoi vetëm për të mos i dalë nga fjala Metës.
“Nuk do marr pjesë në tryezë, qëndrimi im i pandryshueshëm, do shkoj në tryezën e PD”.
Ndërkohë në selinë blu, Basha zhvilloi përreth një orë takim me aleatët opozitarë, ku u i ka informuar lidhur me negociatat e zhvilluara nje dite me pare për krizën politike në vend.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/