Policia në disa vende përfshirë dhe Shqipërinë ka prangosur 18 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë rënë në prangat e policisë shqiptare gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen se janë pjesë e 4 grupeve të mëdha që merreshin me trafikimin e emigrantëve klandestinë në disa shtete.
Personat e arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “ASTROLABIO”
- Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë;
- Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë;
- Fatjon Koçllari, banues në Durrës;
- Kristiana Sako, banuese në Divjakë;
- Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt;
- Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi;
- Mehdi Mamushli, banues në Iran.
Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjestarët e 4 (katër) grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Pjestarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.
Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1 120 emigrantëve.
Njoftimi i policisë së Shtetit:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/