Policia e Lezhës ka dhënë detajet për ngjarjen e mbrëmshme tek rreth-rrotullimi i Ishull – Shëngjinit, ku mbetën të plagosur 2 shtetas. Sipas policisë plagosja e dy personave ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ku dy vëllezërit Vlash dhe Vlad Seferaj kanë shkëmbyer zjarr me shtetasin Marjan Nikolli. Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit T.K.( shok i Marjanit) dhe Marjan Nikolli të cilët ndodhen në spitalin e Traumes në Tiranë.
Në pranga janë vënë: Marjan Nikolli, 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278/5 të Kodit Penal.Briken Kovaçi, 25 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale ” Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit” parashikuar nga nenet 300 dhe 302 të Kodit penal, pasi ky shtetas ka larguar me mjetin e tij nga vendngjarja , shtetasin Marjan Nikolli pas ngjarjes.
Ndërsa në kërkim janë shpallur: Vëllezërit Vlash dhe Vlad Seferaj, 31 dhe 27 vjeç , banues në Tiranë për vepren penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 79 dhe 278 /5 të Kodit Penal.
8 Gezhoja model 54,3 fishekë model 54 të pa qitura,7 gëzhoja 9mm pistoletë Automjeti tip Benz në përdorim të Briken Kovaçit janë sekuestruar nga policia. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/