Deputetja Albana Vokshi ka reaguar sot në lidhje me takimin që Lulzim Basha zhvilloi me disa gra, anëtare të këtij forumi në nja kafetë e Tiranës në afërsi të Kryeministrisë.
Në një postim në Facebook, Albana Vokshi ka publikuar një foto të Bashës nga takimi i ditës së sotme, si dhe një foto të ish-Kryeministrit Sali Berisha gjatë takimit me gratë e LDGSH-së disa javë më parë. Sipas Vokshit, LDGSH-ja mbështet Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit.
Postimi i Vokshit:
Pa koment!! LDGSh në anën e duhur të historisë!! Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë – Faqja Zyrtare në mbështetje të plotë të Sali Berisha dhe Komisionit për Rithemelimin e PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/