Një person u arrestua në Pukë pasi tentoi të përdhunonë një grua 43 vjeçe. Gruaja ka ka dalë të shpëtojë nga sulmi seksual ndërsa ka thirrur policinë.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe”, njofton policia e Pukës.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/