Bardhi thotë se Rushaj u shkarkua nga nënkryetar se ishte me covid....

Bardhi thotë se Rushaj u shkarkua nga nënkryetar se ishte me covid. Arsyet e vërteta të largimit të Rushaj

176
0
Shares

Deputeti Gazment Bardhi ka shpjeguar arsyet sipas tij pse Alfred Rushaj u shkarkua nga nënkryetar i partisë edhe pse e mbështeti Bashën përballë Berishës. Gjatë një interviste në news24 ai tha se Rushaj është me covid. Siç duket Bardhi parashikon që ai të vuajë covidin për këtë legjislaturë.

Ndërkohë persona afër Rushaj tha se ai ka qënë kundër personave të armatosur në seli më 8 janar si dhe ka refuzuar të bëjë kukullën me videot e krijuara nga stafi dixhital i Bashës.

Pjesë nga intervista;

Bardhi: Ndryshimi i kryetarit të grupit s’ka të bëjë me vendimin e kryesisë. Jam informuar nga kryetari partisë dhe Rushaj për një dakordësi të tyre që drejtimi i grupit t’i kalojë nënkryetarit tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj. Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare. Zoti Rushaj është në kushte të rënduar shëndetësore, është me COVID.

Pse u emërua Gjekmarkaj?

Bardhi: Kjo sepse zoti Alibeaj është vendosur kryetar grupi dhe është vlerësuar që nënkryetar të jetë Gjekmarkaj. Jo vetëm si demokrat, por si përfaqësues i jetës akademike dhe përfaqësues i katolikëve në Shqipëri. Zoti Rushaj ka pasur pozicion të qartë gjatë këtij debati të brendshëm të PD. Ka qenë i pozicionuar përkrah institucioneve legjitime të PD.

Pse nuk janë lëvizur nga postet, zonja Koti që ka dalë në mbrojtje të Berishës?

Bardhi: Ndryshimet janë si rrjedhojë e kryesisë së partisë. Ndërkohë janë bërë zëvendësimet nga ajo që shikohet nga lista vetëm ndaj kolegëve që kryesia e partisë ka marrë një masë të caktuar, qoftë përjashtimin nga partia apo qoftë pezullimin. Kjo ka qenë vendimmarrja e kryesisë. Zonja Koti nuk është prekur sepse vendimi është marrë ndaj anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. Kolegët, do të jenë të lirë të ndajë opinionet e tij, vendimet e tij. Në PD do të ketë e ka pasur individë që nuk mendojnë si shumica. E rëndësishme është që secili prej nesh të mos kalojë vijën e kuqe, si dhuna dhe manifestimi i saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY