Edhe pse të divorcuar ish bashkëshortja i bën dhuratë speciale për ditëlindje...

Edhe pse të divorcuar ish bashkëshortja i bën dhuratë speciale për ditëlindje William Levy-t

116
0
Shares

Aktori dhe modeli kubanez William Levy ka festuar dje ditëlindjen e tij të 36-të. Mes shumë sukseseve në serialet meksikane dhe fushatat publicitare, edhe periudha e verës ka qenë mjaft e ngjeshur për yllin e shumë serialeve, disa prej të cilave të transmetuara edhe në Shqipëri.

Në mediat vendase, shkrimet për jetën e tij private kanë qenë të shumta vitin e kaluar, derisa vetë aktori deklaroi në një intervistë një vit më parë se ishte ndarë nga bashkëshortja, aktorja Elizabeth Gutiérrez, me të cilën u martua në vitin 2003. Ҫifti kanë edhe dy fëmijë, djali Christopher, i lindur në vitin 2006, dhe vajza Kailey, lindur në vitin 2010.

Megjithatë, edhe pse të ndarë, asgjë nuk e ka penguar Elizabeth që një ditë më parë t’i organizonte ish-bashkëshortit një festë speciale ditëlindjeje, por edhe t’i kushtonte atij një urim special në Instagramin e saj: “Gëzuar ditëlindjen i dashur! Ҫdo vit, të dua edhe më shumë…” Në videon e postuar, Elizabeth ka treguar edhe disa nga detajet e festës surprizë për Levy-n, duke falënderuar edhe të gjithë miqtë pjesëmarrës dhe organizatorë.

Megjithatë, ajo që për Levy-n ka qenë një surprizë edhe më e madhe ka qenë tryeza e shtëpisë… e ndërtuar enkas për ditëlindjen e tij. Pasi festoi me miqtë, koha e shtëpisë është gjithmonë e ҫmuar: “Kthehem në shtëpi dhe gjej këtë. E këndshme! Dhe me këtë më vjen oreksi… Thank you mami ;-)” – shkruan Levy në krah të fotos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY