Kapet shtëpi bari në Shkodër, 8 në pranga, 5 janë elektricistë

Kapet shtëpi bari në Shkodër, 8 në pranga, 5 janë elektricistë

75
0
Shares

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bërdica”.

Zbulohet një banesë që ishte përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të ngrohjes me llamba.

Sekuestrohen 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektrikë.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.

Vihen në pranga 8 shtetas, 5 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE-së.

Shpallen në kërkim pronari i banesës dhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: E. M., 38 vjeç, T. B., 27 vjeç, I. S., 20 vjeç, banues në Shkodër dhe u shpallën në kërkim A. H. dhe E. N.

Gjithashtu u ndaluan edhe 5 punonjës të OSHEE-së, shtetasit: I. T., 38 vjeç, shef ekipi pranë OSHEE-së, P. Ç., 58 vjeç, shef teknike pranë OSHEE-së, A. H. 61 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së , H. L., 45 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së, B. A., 43 vjeç, lexues i OSHEE-së në zonën e Berdicës, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 35 vjeç, koordinatori i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi A. H., pronari i banesës, në bashkëpunim me shtetasit E. N. dhe E. M., kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Shtetasit e arrestuar T. B., I. S. dhe E. M., në momentin që është zhvilluar operacioni ndodheshin në ambientet e banesës që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Nga kontrolli i magazinave dhe banesave u sekuestruan 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri, 40 stabilizatorë elektrik, një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY