Irlandë, ulje emergjente e avionit të linjës Teksas-Londër, 16 persona plagosen

Irlandë, ulje emergjente e avionit të linjës Teksas-Londër, 16 persona plagosen

58
0
Shares

Një avion që kishte ndërmarrë një fluturim transatlantik nga Shtetet e Bashkuara për në Britani, ka bërë një ulje emergjence në Aeroportin “Shannon” të Irlandës për shkak të turbulencave në ajër, gjë që ka shkaktuar edhe 16 të plagosur.

Ndër to, 14 janë pasagjerë dhe dy pjesëtarë ekuipazhi, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, në ngjarjen e ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit.

Fluturimi i “United Airlines” ishte nisur nga Hjustoni i Teksasit me destinacion Aeroportin “Heathroë” të Londrës. Por, turbulencat gjatë fluturimit bënë që linja ajrore të ndalonte fillimisht në Irlandë.

“Avioni devijoi kursin e tij për në Aeroportin ‘Shannon’ në Irlandë, ku është pritur nga një personel mjekësor”, thuhet në deklaratën e kompanisë. Pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit të plagosur janë dërguar në spitalin e Limerickut.

“United Airlines po ofron të gjithë kujdesin e mundshëm dhe mbështetjen ndaj pasagjerëve dhe ekuipazhit të fluturimit UA-880, që ra prè e turbulencave të papritura gjatë fluturimit nga Hjustoni në Londër gjatë ditës së sotme”, tha linja e transportit ajror.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY