Shehu: Peshkopia, Sohodolli dhe Maqellara do të kthehen në tri qendra urbane...

Shehu: Peshkopia, Sohodolli dhe Maqellara do të kthehen në tri qendra urbane të Dibrës

84
0
Shares

Kandidati për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin​ Shehu u takua me banorë të Peshkopisë, Sohodollit dhe Maqellarës, të cilat do të kthehen në tri qendra urbane të Dibrës. Këtë ka theksuar kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu në takimet me banorë të Sohodollit dhe Majtarës. Po ashtu deputeti demokrat Flamur Noka ne kete takim tha se rruga e Arbrit ka mbetur pezull pasi Rama kërkon ryshfet edhe te kinezët

“Për Sohodollin që është një qendër e madhe e Dibrës së Vogël, po të themi dhe për Maqellarën që është një qendër e madhe e Dibrës së Madhe unë kam një projekt të veçantë. Maqellara dhe Sohodolli do të bëhen dy qendrat urbane të Bashkisë Dibër,”- u shpreh zoti Shehu.

Infrastruktura rrugore do të jetë prioritet i punës së Sherefedin Shehut. Projektet janë gati për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat, por qeveria nuk i ka dhënë asnjë lek për Dibrën, theksoi kandidati Sherefedin Shehu.

“600 milionë euro në vit ështe buxheti për investime i Shqipërisë. Në dibër nuk keni parë as një euro, përveç bulevardit dhe ai projekt është i barabartë me 40 rrugë Majtare. Gjysma e lekëve atje nuk investohen, gjysma e lekëve atje shkojnë për të vjedh vota,”- tha Sherefedin Shehu.

Duke vlerësuar kontributin e Sherefedin Shehut për Rrugën e Arbrit deputeti Flamur Noka tha se Rama e bllokoi investimin sepse kërkonte ryshfet nga firma kineze. Kjo rrugë u nis nga Partia Demokratike dhe do të ndërtohet nga Partia Demokratike.

Flamur Noka: Pse e bllokoi Rrugën e Arbrit? E nisi PD, në të gjitha hapat e atij procesi ky burrë ka kontribut madhor. E bllokuan. Po pse e bllokuan, megjithëse ishte mbyllur përfundimisht negociata me firmën kineze? Sepse kërkojnë ryshfetin edhe firmave të huaja këta, përqindjen. Rruga ka ngelur pezull dhe nuk bëhet dhe nuk bëhet derisa të vijë Partia Demokratike në pushtet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY