Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar linjën e prodhimit të kosit dhe salcës të kompanisë Gjirofarma pas ika gjetur ndotje të këtyre produkteve.
Janë kryer analiza nga AKU prej të cilave ka rezultuar një ndotje e madhe mikrobiale në këto produkte, cafrë ka cuar në bllokimin e produktetit në dyqane.
“AKU njofton konsumatorët se produktet e operatorit të biznesit ushqimor me inicialin “Gj”, pas analizave të vetëkontrollit, u kostatuan me vlerë mbi normën e lejuar të Ngarkesës së Përgjithshme Mikrobike (NPM) enterobakter.
Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi nga ISUV, AKU ka reaguar për ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi nga Drejtoria Rajonale e AKU-së, sipas gjurmueshmërisë së produktit dhe gjetjeve të kontrolleve zyrtare të kryera.
Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive”, thuhet në një njoftim të AKU-së.
AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/