Zbardhet vrasja në Golem, vrasësi nxori blof policët

Zbardhet vrasja në Golem, vrasësi nxori blof policët

74
0
Shares

Gjykata per Krime te Renda pranoi kerkesen e Prokurorise per Krime te Renda dhe caktoi masen e sigurise “arrest ne burg” per shtetasin Veli Dervishi, i dyshuar se ka vrare ish-bashkeshorten, Shazivare Merja (Dervishi).

Ngjarja ka ndodhur ne banesen e tyre ne zonen e plazhit ne Golem, Bashkia Kavaje. Shtetasi Veli Dervishi ka qene duke debatuar per motive te dobeta me shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) nga e cila edhe pse ishte divorcuar , bashkejtonte me te ne te njejten banese. Dy shtetasit po debatonin ne aneskin e jashtem te shtepsie dhe ne kete kohe aty nuk kishte njerez te tjere.

Gjate debatit shtetasi Veli Dervishi ka goditur bashkejetuesen e tij shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) tre here me nje sopate nga pas kokes duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjehershme. Me pas autori ka lene sopaten me te cilen kishte kryer krimin tek nje kove uji nga pas shtepise dhe ka dale tek veranda e shtepise se tij. Ne kete kohe njeri nga komshinjt, ka degjuar zhurmat dhe ka lajmeruar ne Stacionin e Policise Golem .

Patrulla e Policise ka ardhur tek banesa e shtetasit Veli Dervishi dhe ka marre kontakt me kete shtetas te cilin e ka pyetur nese ne kete zone ka patur ndonje konflikt . Shtetasi Veli Dervishi ka komunikuar ne telefon me djalin e tij, Arturin dhe i ka thene qe te shkonte urgjent ne Golem .

Arturi i cili ne ate kohe ka qene duke konsumuar nje kafe me shoket e tij eshte nisur menjehere ne drejtim te Golemit. Sapo ka ardhur Veliu (Dervishi) i ka treguar djalit te tij per çfare kishte bere dhe i kishte kerkuar qe te çonte tek Stacioni i Policise qe te dorezohej. Arturi nuk ka hyre fare tek aneksi ku ndodhej viktima por menjehere ka çuar babain e tij ne Stacionin e Policise ne Golem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY