Blushi flet pas tryezës së mbledhur nga Meta dhe sulmon KQZ

Blushi flet pas tryezës së mbledhur nga Meta dhe sulmon KQZ

73
0
Shares

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi tha se takimi i thirrur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta ishte thjesht informues për dështimin e negociatave ditën e djeshme ndërsa e konsideroi të padobishme për shkak të mungesës së aktorëve kryesorë të politikes, Basha dhe Rama.

“Fakti që Partia Demokratike dhe disa parti të tjera nuk morën pjesë, fakti që kryeministri nuk ishte i pranishëm, e bën të padobishme këtë tryezë. Kështu që njerëzit të mos presin të zgjidhet kriza edhe pas kësaj tryeze.

Më shumë u informuam se çfarë ka ndodhur dje gjatë negocimit me ndërkombëtarët dhe çfarë oferte është paraqitur atje për palët që ju e dini se nuk është pranuar. Ky ishte thelbi i tryezë.

Pra nuk ishte PD që refuzon të hyjë në zgjedhje, dhe kryeministri të cilit i kërkohet dorëheqja, tryeza u përqendrua në aspekte teknike për përmirësimin e standardeve zgjedhore edhe në kushtet kur mungon një marrëveshje politike siç duket do të mungojë edhe disa kohë”, tha Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY