PAS 15 DITESH/Verifikimi nis me prokurorët dhe gjyqtarët

PAS 15 DITESH/Verifikimi nis me prokurorët dhe gjyqtarët

53
0
Shares

Misioni për drejtësinë i BE në Tiranë deklaroi se mirëpret miratimin e ligjit te vetingut duke e konsideruar atë shumë të rëndësishëm, në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të miratuara më 22 korrik.

Tashmë procesi i vlerësimit për prokurorët dhe gjyqtarët nuk ka asnjë pengese dhe pritet të nisë shumë shpejt.

“Me zbatimin e këtij ligji, do të fillojë një proces vleresimi për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjor pranë gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë si dhe ndihmësit ligjor pranë gjykatave administrative dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Procesi i vlerësimit do të bazohet në kontrollin e pasurive (pasuritë dhe burimi i tyre), kontrolli i figurës (lidhja më krimin dhe të inkriminuarit), dhe profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokuroreve (aftësitë profesionale). Ky ligj hap rrugën drejt rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi”, thuhet në njoftimin e Euralius.

Ligji u votua dje pa votat e opozitës e cila ka premtuar se do ta cojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Nëse kjo do të ndodhë në ditët në vijim, atëherë zbatimi i këtij ligi do të vonojë deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në fletoren zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY