LULZIM BASHA/Lajme të këqija vijnë nga ekonomia e vendit

LULZIM BASHA/Lajme të këqija vijnë nga ekonomia e vendit

61
0
Shares

Rënia e kreditimit është sinjali më i fortë i mosbesimit dhe panikut që ka mbërthyer ekonominë e biznesin, deklaroi sot kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Shifrat zyrtare te Bankës së Shqipërisë konfirmuan se kreditimi i ekonomisë në korrik 2016 ra 0.3% krahasuar me një vit më parë. Kjo ka ardhur si pasojë e uljes me 1.7% të kreditimit për bizneset. Krahasuar me një vit me parë, por edhe nga muaji ne muaj situata vjen në përkeqësim.

Gjatë muajit korrik kreditimi ra me 0.5% krahasuar me muajin qershor, dhe kjo si pasojë e uljes me 1.2% të kreditimit të bizneseve.

Rënia e kreditimit do të thotë rënie e investimeve, më pak vende pune, më pak konsum, më pak prodhim. Të gjitha shenja se ekonomia dhe biznesi kanë hyrë në ciklin e zi të krizës së madhe. Vetëm në muajt maj dhe qershor 4 mijë biznese ndaluan aktivitetin.

Rënia e kreditimit është sinjali më i fortë i mosbesimit dhe panikut që ka mbërthyer ekonominë e biznesin.

Ekonomia dhe biznesi sigurisht do të njohin rënie e zvogëlim, sepse duhet të përballojnë dy realitete të paligjshme, ekonominë e biznesin e korrupsionit qeveritar dhe ekonominë e biznesin e drogës.

Ekonomia e biznesi i ndershëm është drejt falimentimit sepse të gjithë tenderat, koncesionet, pasuritë e paratë e shqiptarëve i marrin një grusht oligarkësh, që janë fitues të paracaktuar si miq të Edi Ramës.

Ekonomia e biznesi i ndershëm është drejt mbylljes së qepenave e në vend të tyre lulëzon biznesi i bandave të drogës të cilët fitojnë miliona euro cdo muaj në mënyrë të paligjshme, dhe kanë licencën e Edi Ramës në këmbim të taksës 30 përqind për çdo rrënjë.

Edi Rama vazhdon të krihet para kamerave, ndërkohë që ekonomia e biznesi i vendit po shkrumbohen.

Dje foli për arritjen e madhe, se ka dërguar ujë për vaditje atje ku nuk shkonte prej 20 vitesh. Po është e vërtetë, është uji që shkon për të vaditur parcelat me drogë, në vende ku nuk ishte parë e dëgjuar në këto 20 vite. Peshkopia ka dy dite pa uje. Po kështu dhjetëra qytete e mijëra fshatra anembane vendit.

Ky realitet i ka bërë shqiptarët më të vetëdijshëm se kurrë për keqeverisjen, për krimin e korrupsionin. Ka rrugedalje, ka shprese, ka zgjidhje. Largimi i te keqes qe ka kapur peng vendin eshte hapi i pare.

#Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, deklaroi shefi i opozites.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY