Kryeministri Rama, postim plot pesimizëm për ditët që vijnë

Kryeministri Rama, postim plot pesimizëm për ditët që vijnë

77
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka postuar fill pas mitingut në Korcë dy vargje pesimiste të Apolinerit në rubrikën e tij Amarcord bashkë me një foto të parkut Rinia të këtij qyteti të mbushur plot me borë.

“Ja ku po mbërrin zhegu, stinë e dhunshme,

O diell, është koha, për të zjarrtën Arsye të mundshme…”, thuhet në postimin e Ramës.

Menjëherë ka pasur reagim nga komentuesit të cilët e kanë thumbuar Ramën për këtë postim

“Pa qeveri teknike nuk del dielli kot e ke edhe ta dish qe as vere nuk do kete do kalojme dirkte ne vjesht”, shkruan Eugent. B.

Ndërsa komentuesi me emrin Luiggi.L i thotë: “Leri keto gjera inderuar kryeminister po jepi zgjidhje krizes politike se na ka rene puna tek biznesi qe ushtrojme per shkak te krizes ska asnje turiste asnje levizje njerzit po vriten si neper filma te lutem jepi zgjidhje krizes mos u beni kokforta se eshte ne dem te qytetarve!”.

Por edhe në lidhje me lëshimet e tij ndryhse nga deklaratat ka pasë një format tjetër komentesh.

Arbër.K: shkruan: “I paske propozuar PD’se dorezimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve.

I more pmbrasht fjalet e tua. Premtimet per te mos u dorezuar. Kam humbur besimin dhe Une ndjehem i tradhetuar nga kjo. Kam pasur shume shprese qe shqiperia me ne fund e nxorri nje djal patriot nacionalist me ba shtet por tani vertete te gjithe politikanet atje njesoj qenkan”. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY