VIDEO & EMRAT/ Lezhë, dy operacioni bllokojnë sasi të mëdha droge, 4...

VIDEO & EMRAT/ Lezhë, dy operacioni bllokojnë sasi të mëdha droge, 4 të arrestuar

156
0
Shares

Policia Vendore e Qarkut të Lezhës ka bërë ët ditur se gjatë 12 orëve të fundit ka finalizuar operacionin e gjerë antidrogë në rang Qarku të koduar “Horizont” . Si rezultat i tij goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Në total janë sekuestruar 190 kg lëndë marijuanë .
Si rezultat, 4 persona janë arrestuar si dhe 1 tjetër është në kërkim.
Në Kurbin, u arrestuan 3 persona, 1 u shpall në kërkim si dhe u sekuestruan 153.5 kg lëndë narkotike marijuanë.
Në Lezhë  u arrestua 1 person si dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se dje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore  të mirëorganizuar, u finalizua me sukses operacioni i gjerë  antidrogë në rang Qarku i koduar “Horizont ” .
Si rezultat i tij u goditen dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Konkretisht

Në Kurbin , në vendin e quajtur Fushë – Mamurras,  u kap në flagrancë mjeti tip Opel me targa AA 605 IC ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar  ku në peshë totale rezultoi 153.5 kg.
U arrestuan në flagrancë të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike,  3 personat:
– Agron Prelaj , 40 vjeç, banues në Tiranë
– Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë
– Lek Lari , 40 vjeç, banues në Krujë
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor  si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në  Lezhë , në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike Marijuanë , gjatë kontrollit të ushtruar në banese e Zef Lekaj, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë  si posedues i saj.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm të proceduar, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY