DETAJE/ Durrës, policia konfirmon plagosjen, viktima jashtë rrezikut për jetën

DETAJE/ Durrës, policia konfirmon plagosjen, viktima jashtë rrezikut për jetën

84
0
Shares

Policia e Durrësit ka konfirmuar plagosjen e sotme në këtë qytet dhe ka dhënë disa hollësi.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se në lagjen Nr. 1, Durrës, në një pikë bastesh, pas një konflikti çasti, Artan  Kazazi, 44 vjeç, banues në Durrës  ka plagosur me thikë në këmbë, Ramzi Tepshin rreth 50 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkruar efektivat e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY