Sali Berisha analizon protestën e opozitës: Kjo krizë, më e rrezikshme se...

Sali Berisha analizon protestën e opozitës: Kjo krizë, më e rrezikshme se e piramidave dhe e 91-shit

67
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha i ftuar në Ora neës në emisionin “Tonight” të Ilva Tares” tha se kriza aktuale është me e rrezikshme se ajo e firmave piramidale dhe e vitit 1991.

“Kjo është kriza më e rrezikshme që nga 20 shkurti i vitit 1991 kur Ramiz Alia kërkonte me çdo kusht konfliktin për të dominuar mbi opozitën. Kur në Jug mobilizoheshin forca militare për të ardhur drejt Tiranës”, tha Berisha.

“Më vone ishte kriza e piramidave ku përgjegjësia binte mbi qeverinë, por ekspontentë të opozitës drejtonin firmat piramidale”, tha Berisha.

“Tani opozita është në tunel që s’ka më dritë. Prandaj them që kjo është kriza më e rrezikshme. Pse është opozita në tunel.

Katër vite të shkuara ka dominuar një frymë bashkëpunimi me opozitën, ndërsa tani po tentohet të asgjësohet ajo”, shtoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY