Një ngjarje e rëndë që ka terrorizuar jo pak qytetarët e shumtë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.
Një efektiv i policisë, i forcave speciale të FNSH-së, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një automjeti.
Ngjarja ka ndodhur pranë kishës katolike.
Polici ka qëlluar me armë në drejtim të një “Volkswagen” tip “Passat” me targa AA 899.
Nuk dihet sa persona kanë qenë në automjet në momentin e këtij sulmi, ndërsa mësohet se është prangosur efektivi i policisë, i cili nuk gjendej me shërbim në atë moment.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij sulmi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/