Alibeaj: Nuk ka protestë më 8 janar, pseudoprotesta do dështojë

Alibeaj: Nuk ka protestë më 8 janar, pseudoprotesta do dështojë

56
0
Shares

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën, duke iu referuar demokratëve qe janë thirrur në protestë në orën 12 të shtunën tek selia e PD.

Postimi i Alibeaj:
Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.

Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjeje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!

Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY