Akademiku Artan Fuga është në krahun e atyre personave që besojnë se publikimi i pagave i ka bërë shumë mirë shoqërisë.
Sipas tij publikimi i pagave nxori në sheh problematikat shumë serioze të shoqërisë, nepotizmin në administratë publike dhe punësimet për qëllime elektorale thotë profesor Fuga në një intervistë dhënë sot në mbrëmje për gazetaren Beti Njuma në edicionin e lajmeve të RTV Ora.
Artan Fuga: “Unë shikoj që masa e qytetarëve shqiptarë është e interesuar që e vërteta të dalë, ndërsa në establishmentin shqiptarë, gazetarë, politikë, analistë, media është pozicion I kundërt. Shikoj që ka një ndeshje.
Pa dyshim që ka një shkelje të privatësisë. Por problemi nuk është a shkel privatësinë por kush është më e rëndësishme: Është më mirë që shqiptarët të marrin vesh çfarë bëhet me shpërndarjen e të ardhurave personale të grupeve të mëdha njerëzish apo të ruhet një lloj privatësie shumë e kujdesshme që sigurisht nëse nuk do të dilte, dikush mund të thoshte që nuk patëm asnjë të mirë.
Negativja është se një lloj cenimi privatësisë është bërë por kemi një të mirë të jashtëzakonshme publike që del në shesh. Sepse shikojmë që një nga 4 mekanizmat më të rëndësishëm financiar të këtij vendi, pagat, kemi shpërpjestime dhe problematika shumë serioze si shoqëri.
RTV Ora: Databaze flet dhe për pagat mjerane të pjesës dërrmuese dhe një disnivel shumë të madh me një kategori të caktuar personash.
Artan Fuga: Që shqiptarët paguhen me paga mjerane dihet. Nuk ka nevojë që të rrjedhë ky informacion që njerëzit të dijnë se kjo shihet me mëyrën si jetojnë, si shpenzojnë buxhetin e vogël familjar.
Rëndësi për mua ka tjetër gjë. Në rrjetet sociale dhe në informacionin që qarkullon tek njerëzit dhe, në kundërshtim me atë që u tha se ky informacion do të prishte paqen dhe do sillte beteja, kam thënë që asgjë nuk do sjellë, por do shohim lemerinë e shpërndarjes në formën e pagës
Shikohet nepotizmi, sidomos nepotizmi në administratën publike. Tani është e provuar në mënyrë statistikore dhe faktologjike të punësimeve mbi bazën e lidhjes miqësore, familjare , pra të kësaj natyre.
Konflikti i madh i interesit
Artan Fuga: Në shumë raste vihet re që ai njeri punonjës publik që i është besuar të kontrollojë një agjenci private apo institucion tjetër, ai paguhet edhe nga ai që duhet të kontrollojë. Ky është konflikt i rëndë interesi në administratën publike.
Ne aty vëmë re që janë shumë-punësimet. Njerëz të ndryshëm që nuk kanë vetëm 1 apo dy punë por shumë-punësime, që do të thotë disiplina e punës, mobilizimi, energjitë që harxhohen janë vetëm një pjesë sepse pjesa tjetër shkon tek burimet e tjera. Puna në shtet të konsiderohet jo si punë e parë por se punët e tjera janë më të rëndësishme.
Ka një fryrje të jashtëzakonshme e administratës. Sidomos e agjencive publike me lloj-lloj drejtorësh, këshilltarësh.
Ata që u shtuan gjatë fushatës u shtuan me afat për 3- 6 muaj për qëllime elektorale. Që do të thotë për qëllime elektorale e nepotizmi apo për të rregulluar ekuilibra mes elitës politike e administrative bëhen punësime të cilat fryjnë administratën në atë mënyrë sa nga njëra anë bëhet rezervë elektorale e jashtëzakonshme. E dyta sjell si pasojë në administratë ka zvarritje të jashtëzakonshme dhe ulje të rendimentit në punë të çdo administrator. Burokrati nuk është se nuk bën gjë dhe tund derën, jo ai krijon hallka të tepërta, punë të tepërt në mënyrë që të krijojë funksionin që në mënyrë racionale nuk duhet.
RTV Ora: Përse nuk reagon shoqëria civile, nuk flet askush por flasin vetëm individë të veçantë sikundër ju
Artan Fuga: I gjithë sekreti është tek ato listat. Pas zgjedhjeve të 25 prillit më rezultonte në anketat që shikoja se kishte 15- 20% e popullsisë të anketuar që para zgjedhjeve të 25 prillit deklaronin që ne jetonim më mirë se më përpara. Në analizat e mija nuk e pashë si një shifër të gabuar sepse mendoja për ato shtresa të popullsisë se pavarësisht se gjendja socio ekonomike e vendit mund të rëndohet, ato për shkaqe të privilegjuara është një shtresë e popullsisë që vazhdon të ketë mbështetje mbi politikë të caktuar.
Përse nuk reagon shoqëria civile. Po shiko një pjesë të madhe të Organizatave jo qeveritare. Shiko të ardhurat. Brenda tyre ka të ardhura që mund të kalojnë 1 herë, 2apo tre herë rrogën e një akademiku, profesori, presidentit apo të deputetit. Janë 10 herë 15 herë më e madhe se një rrogë mesatare e një punonjësi. Shoqëria civile shpesh herë dominohet nga organizata joqeveritare që janë pjesë e sistemit.oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/