VENDIMI/Bankers “shpëton” rafinerinë e Ballshit dhe të Fierit

VENDIMI/Bankers “shpëton” rafinerinë e Ballshit dhe të Fierit

87
0
Shares

Bankers ka vedosur të përpunojë në Shqipëri deri 65% të prodhimit të saj duke ndezur një dritë shprese për disa qindra punëtorë ë prej mujahs nuk janë paguar në rafineritë e naftës në Ballsh dhe në Fier.

Kompania do të marrë garanci pagese në advancë për ngarkesat e naftës bruto. Në përputhje me marrëveshjen, ngarkesat e naftës do të shiten gjatë periudhës 1 tetor 2016- 31 Dhjetor 2017.

Çmimi i naftës, sipas kësaj marrëveshjeje, bazohet në atë të eksportit duke zbritur kostot e transportit dhe tarifat portuale. IRTC, kompania me të cilën është bërë marrëveshja do të përpunojë naftën bruto në rafineritë vendase të Fierit dhe Ballshit. Pjesa tjetër e naftës së prodhuar nga Bankers do të vijojë të shitet në tregun e eksportit.

Bankers është i kënaqur të shohë ri-hyrjen si një punëdhënës në vend të rafinerisë vendase dhe mirëpret bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare, agjencitë e saj dhe IRTC për të zbatuar këtë marrëveshje.

Marrëveshja e Bankers Petroleum Ltd për rafinimin e naftës në vend ndërkaq është kuhstëzuar me miratimin nga Qeveria Shqiptare për programin e propozuar të shpimit të kompanisë për tremujorin e katërt 2016.

Ndërkaq kompnia është në pritje të vendimit të qeverisë kineze e cila aprovon blerjen e saj.

Transaksioni pritet të mbyllet brenda 30 Shtatorit 2016 dhe mbetet ende subjekt i miratimit nga Administrata Kineze e Këmbimit Valutor (SAFE).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY