Basha pas lajmit për vendimin e Rithemelimit: Berisha nuk ka asnjë funksion...

Basha pas lajmit për vendimin e Rithemelimit: Berisha nuk ka asnjë funksion në PD

84
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë fill pas deklratës së Berishës se do t’i dërgojë Bashës në zyrë shkresën zyrtare të shkarkimit në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se Berisha nuk ka asnjë funksion dhe sot demonstroi se ka hyrë forcërisht me dhunë në selinë e PD-së. Në vijim Basha akuzoi personin që hapi derën Fatjon Dauti se është figurë e krimit të organizuar në Britani.

“I bëj thirrje Sali Berishës që tani nuk ka asnjë funksion në PD të lexojë mirë vendimin e Kuvendit të PD. Pas përjashtimit nga të gjitha strukturat, ish-kryeministri që sot hyri me forcë në parti është e kaluara, ish-deputet i PD-së dhe asgjë më shumë. Ndërkaq personi që shpërtheu derln Fatjon Dauti është i përfshirë në krimin e organizuar në Britani”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY