Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta te kryeministria, flet Bumci, Nishani dhe deputetja nga Kosova: Rama zëvëndësoi njohjet e Kosovës me Ballkanin e Hapur ose ‘botën serbe’

20/12/2021
Mijera protestues në bulevard, nis marshimi nga selia e PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protestën e PD të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër vizitës së presidentit serb Vuçiç në Shqipëri si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” e ka hapur anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Aldo Bumçi.

“Kosova është e njohur nga mbi 100 vende të botës dhe kur pritej që Serbia të njihte Kosovën, në skenë na doli aleanca Rama – Vuçiç paraqiti projektin kundër Kosovës, një thikë pas shpine që Edi Rama i ka bërë Kosovës dhe stabilitetit të Rajonit. Rama – Vuiçiç pas projektit për ndarjen e Kosovës dështoi, ata filluan me Ballkanin e hapur , përpjekje për të izoluar Kosovën, kjo është fasada që i jep Vicic-it ish ministrit të Milloshevicit. Rama i bën fasadën dhe thotë ky është lider europian, ky është Rama i cili ka besim tek Serbia dhe Vucic. Rama bën pazare për pushtet, vetëm karrigia e tij për të qenë mbret, Ballkani i HJapur nuk është projekt europian. Sot opozita është e gjallë është në shesh dhe nuk do ndalojë më dhe këtë rrugë që kemi nisur do t’i shkurtojmë ditët këtij regjimi, nuk do të ndalemi me protesta…protesta dhe vetëm protesta” tha Bumçi.

Në miting ka folur edhe ish Presidenti Nishani.

”Juve sonte ju ka bashkuar një mision i madh por edhe fisnik i bështirë por i thjeshtë për ta marrë përsipër. Dalja zot e vendit tuaj dhe familjes tuan. Ju sonte në këtë shesh dhe në këtë beteje që do të nisni, dju ka bashkuar misioni për të luftuar tradhtinë. Të dashur miq prej 8 vitesh një qeverisje e mbrapshtë nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend por vetëm për xhepin e saj dhe për armiqtë e shqipërisë, prej 8 vitesh hajdutëria, vjedhja skandalet na kanë imponuar ti kthejmë në përditshmëri duke zhgërë institucuoinet dhe duke vendosur në gjumë opozitën. Afera e inceratorëve është një pjesë e vogël e hajdutërisë së qeverisë. Kujt ja merr mendja që të ndodhin vjedhje të tilla në sy të ligjit dhe askush nuk përgjigjet. Ku e gjen kurjon hajnia tek mungesa e frikës ndaj ligjit hajnia është motër e vlla me tradhtinë e gjeti dhe u bënë bashkë. Ne jemi këtu për të protestuar kundër padrejtësive që po i bëhen kombit shqiptar. Ky shekull do të jetë shekulli i shqiptarëve. Ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashykëpunimit por promotorë të marrëveshjes dhe bashkëjetesës. Nuk pranojmë regjimin serb në rajon që sjell destabilitetin. Ballkani i Hapur është projekti anti evropian, një projekt që kërkon të fusë faktorët anti europpian në rajonin tonë. Hajnia u bë bashkë me tradhtinë dhe cfarë bënë? Asgjesuan gjithçka dhe institucionet edhe opozitën , PD a mund ta marrin peng aleatët e tradhtisë, ata mund të marrin peng një njeri por kurrë një popull të tërë dhe komb të tërë që ka mbetur në këmbë. Zoti ju dhëntë forcë në këtë betejë të madhe”, Nishani.

E pranishme në protestë e ditës së stome ka qenë edhe deputetja e LDK nga Kosova Melihate Termkolli e cila u shpreh kundër projektit të “Ballkanit të Hapur”.

”Të nderuar, pjesëmarrës të kësaj proteste madhështore në kundërshtim të një plani djallëzor, dhe thikës së shpinës. Sot ne këtu dhe gjithnjë do ta kundërshtojmë me të gjithë fuqinë tonë. Fuqia e popullit është fuqi e madhe. Do e kundërshtojmë në pafundësi këtë pakt për atë që do të thotë një Jugosllavi e Re apo atë që e quajnë serbët “Bota Serbe”. Kjo është përpjekja e fundit nga Vuçiç. Kjo nuk do ndodhë sepse është kalajaKosovë dhe janë shqiptarët këtu që vijnë ngado që janë.

A e dini ju se Vuçiçi është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Milloshevicit Nuk e kundërshton përse bëri genocidin ndaj shqiptarëve por e kritikon përse nuk e mbaroi deri në fund punën. Plot sorosianë kam dëgjuar këtu të thonë se nëse Serbia e njeh Kosovën do e pranojnë Ballkanin e Hapur. Jo nuk do e pranojmë kurrë.

Rama bën mirë ta shpallë nul këtë projekt sepse ne nuk e durojmë këtë pakt. Ne shqiptarët kemi vetëm një lidhje dhe një pakt, me SHBA dhe Europën, me perëndimorët.

Shqipëria ka vetëm 2 udhëheqës historikë, Ibrahim Rugovën dhe Sali Berishën”, tha Termkolli.

Nga protesta që mbahet para Kryeministrisë, Edith Harxhi i kërkoi llogari Kryeministrit Edi Rama , përse në 9 vite pushtet nuk solli asnjë njohje të re të Kosovës, duke shtuar se ndonëse Rama ka shëtitur disa herë në Beigrad kjo nuk ka sjellë asgjë të re për Kosovën .

“Rroftë Kosova. Ballkani i Hapur nuk është gjë tjetër veccse përllaë e shëmtuar që po na serviret si hyrja në Europë. Po mundohen të joshin Kosovën e brishtë. Më lejoni të pyes Edi Ramën sot sa njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite? Zero. Ka shëtitur disa herë në Beograd. Ku jemi sot? Në këtë shesh të madh si në vitin 99 ku dolëm sërish ne, një komb një qëndrim. Kombi ynë është në rrezik. Rreziku vjen nga Rama, Vucic dhe ata që paguajën ata që i kanë dhene mision të djegin Ballkanin. Lulzim Basha gjoja nipi i Pejës. Absolutisht asgjë. Në katër vite që është diskutuar territori i Kosovës ka bërë vetëm një deklaratë. Ne do ringrihemi”, deklaroi Harxhi.

Teksa solli në vëmendje rrënjët e saj kosovare, Albana Vokshi deklaroi se Kosova dhe Shqipëria janë një dhe askush nuk mund t’i ndalë.

Ajo ndër të tjera theksoi se premtimin e parë që ka bërë ish-Kryeministri Sali Berisha e ka mbajtur sot. Premtimi është protesta kombëtare për interesin e Shqipërisë.

“Faleminderit që jeni sot të gjithë mijëra këtu, që keni mbushur këtë shesh pasi ju thirri doktor Sali Berisha. Ky është premtimi i parë i mbajtur, që tregon se PD e rithememluar është opozitë e gjallë dhe garant për mbrojtjen e çështjeve të shqiptarëve. Ne jemi një dhe askush nuk mund të na ndalë të bëjmë këtë bashkim me Kosovën. Është protesta e parë e organizuar nga një parti politike dedikuar një çështje kombëtare. Unë Albana Vokshi jam bija e Kosovës aq sa jam e bija e Shqipërisë. Kosova është toka e gjyshqërve të mi. Unë jam me origjinën e gjyshrërve, nga Gjakova. Protesta e sotme sjell një emocion të dyfishtë në aspektin personal dhe politik. Personal si shqiptare me rrënjë nga Kosova. Historia përsëritet në spiralet e saj. Bajram  Gashi u përndoq çdo ditë nga sigurimi i shtetit. U tradhëtua nga komunistët dhe u vra nga forcat serbe. Ai dha jetën për Kosovën e pavarur dhe sot Kosova është e pavarur. Prandaj jam un ësot në këtë protestë. Jam për Kosovën e gjyshërve të mi. Për Shqipërinë time. Është e pafalshme, e papranueshme. Dhe e dënueshme që Edi Rama në vend që të jetë këtu me shqiptarët është me Vuçiç. Askush nuk ka kërkuar ndjesë mpër mijëra kosovarë që janë vrarë dhe masakruar. Gjyshi im tha: Dëgjoni vllazën unë gjakun tim ja kam falur Kosovës dhe nuk bashkëpunoj me komunistët. Le të bëhemi bashkë në mbrojtje të ndjenjës kombëtare. Rroftë Kosova, rroftë Shqipëria”,u shpreh Vokshi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.