Ish-kryeministri Sali Berisha do drejtojë sot protestën kombëtare në orën 16:00 kundër ardhjes në Tiranë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa ia dedikon protestës edhe skandalit të supervjedhjes së buxhetit të shtetit përmes skemës së inceneratorëve.
Berisha ka renditur katër arsey se pse duhet protestuar ndaj Vucic:
“Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij!
Ballkani i Hapur është projekt qe e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet!
Edi Rama po behet pjesë e këtyre agjendave dhe është bere nje kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone.
Kosova ka akoma plage te hapura per te cilat Vucic eshte nga pergjegjesit kryesor. Pervec kesaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptareve te Kosoves ne lufte, andaj nuk eshte i denje qe te pritet ne Tirane e aq me pak qe te bashkepunohet me te”, shkruan Berisha.
Në orët e mesditës Berisha ka bërë thirrje në rrjete sociale për një protestë masive.
“Sot ne ora 16:00 Tirana dhe Shqiperia ne proteste kunder Aleances trilaterale Beograd-Tirane-Shkup, Ballkanit te Hapur Vuçiç-Rama-Zaev! Kunder vedhjes me djegesat te 430 milione eurove nga Kreu i Meduzes dhe Qeveritaret e tij hajdut!”, shkruan Berisha.
Protestuesit priten të grumbullohen tek selia e PD dhe më pas të lëvizin në drejtim të kryeministrisë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/