Në faqen zyrtare të bashkisë së Tiranës tirana.al janë shënuar të dhënat në lidhje me kapacitetet e Pallatit të Kongreseve.
Sipas të këtyre të dhënave zyrtare Pallati i Kongreseve mban në sallën kryesore 2100 persona ndërsa në 3 salla të tjera ka gjithsej edhe 730 vende të tjera, pra në të gjitha ambientet ka 2830 vende.
Detajet:
Pallati i Kongreseve u projektua dhe u ndërtua në vitet 80- të si simbol i ideologjisë komuniste dhe shprehje e fuqisë së regjimit totalitar. Punimet për ndërtimin e tij filluan në vitin 1982 dhe përfunduan në 1986, katër vjet më pas. Konstruksioni i ndërtesës është frymëzuar nga ndërtesa tradicionale e Gjirokastrës, Beratit dhe kulla e veriut të Shqipërisë.
Pamja e jashtme e tij është ruajtur mjaft mirë gjatë këtyre viteve duke qëndruar në harmoni me Muzeun Arkeologjik, Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” dhe ndërtesat e tjera përreth.
Pallati i Kongreseve është 70 metra i gjatë dhe 18-23 metra i lartë. Salla kryesore ka një kapacitet prej 2100 vendesh. Ky pallat u projektua që kthimi i sallës nga mjedis mbledhjeje në mjedis koncerti të projektohej me lehtësi. Gjatë regjimit komunist partia në fuqi organizonte këtu kongreset e saj. Pallati ka dhe 3 salla më të vogla me kapacitet prej 150, 280 dhe 300 vendesh, të dizenjuara si ambiente pune për takime, mbledhje, forume apo ngjarje të tjera si këto.
Sot, pallati përdoret për konferenca, festivale, panaire tregtare, ceremoni, koncerte dhe ngjarje të tjera. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/