Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VETTINGU/ Shkolla e Magjistraturës “në gatishmëri”, dy konkurse jashtë radhe për 50 magjistratë

01/09/2016
VETTINGU/ Shkolla e Magjistraturës “në gatishmëri”, dy konkurse jashtë radhe për 50 magjistratë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ligji i Vettingut, i miratuar pak ditë më parë nga Parlamenti, do të nisë aplikimin vetëm pas ngritjes së institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe zgjedhjes së anëtarëve të tyre. Për ata që nuk e kalojnë testin apo nuk duan t’i nënshtrohen atij, vendet vakante pritet t’i plotësojë Shkolla e Magjistraturës që ngarkohet të organizojë dy konkurse jashtë radhe për 50 magjistratë në total.
Pavarësisht miratimit në seancë të plenare të ligjit për Vetting-un, procesi i kontrollit etiko-moral të prokurorëve dhe gjyqtarëve duket se do të kërkojë kohë para se të startojë zyrtarisht. Vonesa e parë mund të shkaktohet nga Presidenti i Republikës, të cilit Kushtetuta i njeh të drejtën të dekretojë apo të kthejë për rishqyrtim draftin. Nëse Kreu i Shtetit jep Ok-in e tij, ligji i Vettingut hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.
Nga ky moment, Presidenti i Republikës shpall vendet vakante për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve, që janë Komisioni i Pavarur i Rivlerësimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët Publikë. Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti i Republikës  përpilon një listë me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. Në rast se Presidenti i Republikës nuk përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi të Aneksit të Kushtetutës, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.
Brenda 30 ditëve nga krijimi i institucioneve të rivlerësimit, mbledhja e anëtarëve të Komisionit, mbledhja e gjyqtarëve dhe mbledhja e komisionerëve Publikë, kanë detyrimin të miratojnë rregullat për veprimtarinë e institucioneve  përkatëse të rivlerësimit.
Institucionet e Rivlerësimit do të fokusojnë kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në 3 drejtime: një ka të bëjë me pasurinë e tyre e cila do të skanohet nga ILDKPI. Kontrolli i dytë ka të bëjë me figurën e subjektit dhe kontaktet që mund të ketë me krimin e organizuar. Për këtë ngarkohet Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Kualifikuar, SHISH dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme. Kontrolli i tretë është ai i aftësisë profesionale.
Përparësi në këtë proces do të ketë rivlerësimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, nga ku do të fillojë edhe kontrolli, për të vijuar më pas me gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë në sistem.
Ligjvënësit kanë menduar edhe për mundësinë e vendeve vakante që mund të krijohen në sistemin e drejtësisë nëse një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do të dëshirojnë t’i nënshtrohen Vetingut apo nuk do ta kalojnë atë. Për këtë, Shkolla e Magjistraturës ngarkohet të organizojë dy konkurse jashtë radhe për pranimin e 50 kandidatëve për magjistratë, përkatësisht nga 25 për vitin akademik 2016 – 2017 dhe 2017 – 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

18/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.