Edhe pak ditë për rivlerësimin e banesave, sa është përfitimi dhe tarifa

Edhe pak ditë për rivlerësimin e banesave, sa është përfitimi dhe tarifa

75
0
Shares

Kanë afat deri në 31 dhjetor të gjithë ata që duan të bëjml rivlerësim të banesës së tyre.

Rivlerësimi siguron 3% të vlerës ndaj shtetit nga 15% që është në kohë normale ndërsa për bizneset niveli i taksës është rreth 5%.

Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2021 janë kryer 56,623 aplikime për rivlerësimin e shtëpive. Nga ky numër procesi është mbyllur për rreth 60 % të çështjeve dhe konkretisht është mbyllur aplikimi për 32,944 .

Tarifa për shërbimin e rivlerësimit për individët, pranë Agjensisë Shqiptare të Kadastrës është 1200 lekë. Rivlerësimi i pasurive në Shqipëri realizohet për herë të katërt dhe synon që të mbledh rreth 4 mld lekë për buxhetin e shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY