Rinis gjyqi ndaj Saimir Tahirit dhe Jaeld Celës, caktohet data dhe trupi...

Rinis gjyqi ndaj Saimir Tahirit dhe Jaeld Celës, caktohet data dhe trupi gjykues

105
0
Shares

Cështja penale kundër  Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela do të mbahet në orën 09:00 më 20 dhjetor të këtij vitin ë Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Trupa gjykuese do të kryesohet nga Daniela Shirka dhe dy anëtarët Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po ndiqet penalisht prej tetorit të vitit 2017, si pjesë e një rrjeti kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY