Artan Lame zbulon debatin që ka bërë me kryeministrin Rama lidhur me prishjen e fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”. I pyetur në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku përse nuk kishte reaguar fort ndaj prishjes së kësaj trashëgimie kulturore sikundër bënte kur PS ishte në opozitë, Lame tha: “Trim nuk është ai që flet kur e shohin të tjerët. Trim është ai që flet kur nuk e sheh njeri. Fatos Lubonja e ka thënë shumë mirë në librin e tij me kujtime nga burgu. Nuk është trimëri e madhe të hidhes nga ura për të shpëtuar dikë që po mbytet dhe kur përreth ke 1 mijë veta që të shikojnë. Trimëri e madhe është të hidhesh nga ura për të shpëtuar dikë që po mbytet kur ty nuk po të shikon asnjeri”. Nisur nga kjo përgjigje Lame la të kuptohet që të ketë debatuar ashpër me kryeministrin Rama lidhur me prishjen e kësaj fasade. Por Lame refuzoi të jepte detaje të mëtejshme. Ditën e prishjes së fasadës në faqen e tij në Facebook ai publikoi një fotografi të fasadës së dikurshme e shoqëruar me fjalën ndjesë. Por duket se deklarata e djeshme sqaron se ai duhet ta ketë kundërshtuar ashpër vendimin për shkatërrimin e saj. Ky është rasti i parë gjatë qeverisjes së kësaj mazhorance në këto 3 vjet kur një zyrtar i lartë ka kundërshtuar kryeministrin Rama për një çështje kaq sensitive. Për më tepër kur dihet që Artan Lame ka qenë dhe është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/