Delegatja Mushi: Do konkuroj për bashkinë e Gjirokastrës siç bëri gjyshi im...

Delegatja Mushi: Do konkuroj për bashkinë e Gjirokastrës siç bëri gjyshi im para 90 vitesh

158
0
Shares

Një nga delegatët e Partisë Demokratike mbajti një fjalë pa letër teksa i tha gjerat thjeshtë dhe të vërteta siç i ndjente.

Enkeleda Mushi është kryetare grupseksioni në njësinë 5 në Tiranë dhe e vetmja nga delegatet që tentoi të kritikonte Bashën në kuvendin e kaluar por nuk u la të fliste.

“Jam nga ato që në Kuvendin e kaluar nuk fola. Mu mohua fjala e lirë. Falenderoj Berishën që kthehu fjalën e lirë në PD. E falenderoj për gjithçka bëri dhe gjithçka që do të bëjë. Kam shumë emocion, kam dy javë që e përgatis fjalimin, çdo mëngjes që më del gjumi dhe tani e harrova por do them çfarë më vjen për mbarë. Jeni më të bukurit që prej këtej, edhe pse me syze ju shoh shumë mirë. Ju falenderoj sepse keni bërë gjënë më të bukur pas asaj që bënë studentët e dhjetorit. Jam shpresëplotë edhe pse jam ëndërrimtare dhe njeri që ka besim që çdo gjë shkon mirë. Dita dhe momenti erdhi dhe nuk duhet ta lëshojmë. Duhet të jemi ata që ta çojnë përtpara këtë foltore. Ndihem e vlerësuar që mu dha fjala. Jam e lumtur., Dua të ndihem kështu në të gjithë vitet e jetës që më kanë mbetur. Jam nga ato PD-istet që mbetem PD-iste deri në vdekje, nuk ju hiqem kurrë. Unë jam një pinjolle e një familje të njohur. Jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Të cilët dhanë jetën që Shqipëria të jetë kjo që është sot. Kokalari tregoi sot që gjirokastritët janë demokratë dhe jo ashtu siç etiketohen si të majtë. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, kam vendosur se nëse PD nuk e pranon kandidaturën time si kryetare bashkie në Gjirokastër, do kandidoj si e pavarur. I kam thënë kryebashkiakut të sotëm të Gjirokastrës që do të ta marrë karrigen. Do bëj siç bëri një nga xhaxhallarët e mi. Unë jam një Trumpiste e thekur. Më vjen keq që në PD askush nuk e mbështeti Presidentin Trump. Kam bërë debat me shumë persona të PD. Në zgjedhjet e 2024, PD të jetë mbështetëse e Presidenti Trump. AI ishte i vetmi që donte të shkatërronte lidhjet e Sorosit për shkatërrimin e demokracive në Shqipëri. Zoti Berisha, do të doja të ngrihet pranë PD një strukturë e posaçme kundër korrupsionit, jam e gatshme të jap kontributin tim dhe të vetëofrohem. Ka plot njerëz të ndershëm që mund ta bëjnë këtu. Ju dua shumë jeni më të mirët,”- tha Mushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY