Erion Veliaj shemb një tjetër monument kulture në Tiranë, vepër e arkitektit...

Erion Veliaj shemb një tjetër monument kulture në Tiranë, vepër e arkitektit Maks Velo. Ndodhet në një zonë të shtrenjtë të Tiranës

112
0
Shares

Një ndërtesë 7 katëshe e projektuar nga arkitekti Maks Velo ka nisur të shembet sot pas një vendimi të Bashkisë së Tiranës. Ndërtesa i përket vitit 1976 dhe isjte përfshirë në veprat e traditës “Monument kulture i kategorisë së dytë”.

Dikur atje ishte vendosur Agjencia Telegrafike Shqiptare, me pas gazeta Bashkimi, klubi i gazetarëve dhe Hipoteka.

Instituti i Ndërtimit publikoi një raport ku thuhet se godina 7-katëshe është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Megjithatë, inxhinieri Orhan Sakiqi e hedh poshtë raportin e Institutit të Ndërtimit duke pretenduar se ndërtesa në fjalë nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Sipas projektit të ri të bashkisë së Tiranës, në vend të tij do të ndërtohet një godinë për t’u vendosur zyrat e administratës publike.

Shembja e ish-godinës së ATSH-së u paralajmërua në mars të këtij viti nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një inspektimi që bëri në Bulevardin “Zogu I” me kryeministrin Edi Rama.

Bashkia e Tiranës vendosi të prishte disa objekte pas tërmetit edhe pse nuk kishin dëmtime kjo për të siguruar përfitime korruptive nga ndërtime të panevojshme por thjesht për të qarkulluar donacionet e huaja për të siguruar sa më shumë përfitime. m.k

https://www.facebook.com/ervingoci.82/videos/581283273169959/?

https://www.facebook.com/ervingoci.82/videos/422840336209086/?

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY