Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur vendin ku do mbahet Kuvendi të shtunën. Ai do të mbahet në ambientet e Stadiumit Air Albania.
Berisha tha se në këtë Kuvend nuk janë të ftuar vetëm delegatët, por të gjithë mbështetësit dhe anëtarët e thjeshtë të PD-së, të cilët do të bëhen bashkë për rithemelimin e kësaj force politike.
“Në 11 Dhjetor do të rithemelohet Partia Demokratike. Nga ky shesh, sheshi i historisë së madhe, ftoj të gjithë demokratët shqiptarë, ftoj të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar,. Ata që firmosën dhe ata që nuk kanë firmosur, të vijnë në 11 Dhjetor në Kuvend, që do të mbahet në Air Albania.
Do të mbahet aty sepse ne do t’iu japim mundësinë shqiptarëve të njihen me çdo delegat dhe çdo delegate që do të firmosë për rikthimin e pluralizmit politik. Do t’iu japim mundësinë të gjithë anëtarëve që të vijnë dhe të ndjekin këtë ngjarje madhështore të Dhjetorit të ri. Iu ftoj të brohorasim nder përjetë studentëve liberatorë. Iu ftoj të thërrasim Azem ti je gjallë”, tha Berisha.
Më herët gjatë fjalës së tij, në nder të Lëvizjes së Dhjetorit, Berisha e quajti Lulzim Bashën një Lulzim Bosh që ka çuar dëm djersën e derdhur nga demokratët në vitet e vështira të opozitës.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Lëvizja e Dhjetorit që drejtohej nga Azem Hajdari, djali zemërluan, ndau historinë dhe epokat, shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot ne mblidhemi, këtu në këtë shesh, ku dhe filloi revolucioni paqësor më i madh, në historinë e kombit shqiptar, revolucion paqësor që do të sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, dhe përmbysjen e diktaturës më moniste të Europës.
Në këtë kontekst, ata që nisën këtë revolucion, Azem Hajdari që i priu atij, firmosën në historinë e kombit, një prej faqeve më të ndritura. Studentët, të cilët iu prinë shqiptarëve, u quajtën ëngjëjt e demokracisë. Ato u përballën ato ditë me një betejë që ngjason me atë të Davidit dhe Golias, me vendosmërinë e tyre të hekurt, guximin e tyre të jashtëzakonshëm, studentët të mbështetur nga pedagogët dhe qytetarët e Tiranës, ia dolën të rrëzonin diktaturën komuniste.
PD dorëzoi pushtetin me zgjedhje në vitin 2013, në pushtet erdhën bijtë e atyre që u përmbysën me votë në 22 Mars të vitit 1992, erdhi Edi Rama, i cili në dhjetor të ’90 sapo filloi lëvizja studentore ia mbathi në Korfuz, dhe u kthye pasi përfundoi çdo gjë.
Në këto 8 vite, ai me lidhjet e tmerrshme me krimin, çbëri në mënyrë kriminale arritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve. Në këto 8 vite PD, demokratët, derdhën lumenj djerse, sakrificash të jashtëzakonshme, por mjerisht kaluan nga një humbje në një humbje tjetër, për shkak të njeriut i cili pas 8 vitesh as më pak dhe as më shumë se peng kryetari, ose Lulzim Boshi.
Sot vimë në një dhjetor të ri, të idealeve të larta, të rithemelojmë partinë e vitit ’90, të botës së lirë. Vimë më të vendosur se kurrë se ashtu siç përmbysëm diktaturën hoxhiste, të çmontojmë narkoshtetin e Kristaq Ramës dhe pengun e tij Basha. Të rikthejmë vlerat konservatore dhe dinjitetin njerëzor.
Bashkëpunimi dinjitoz me vendet e mëdha, SHBA E BE .
11 dhjetori është ditë e madhe e atyre që themeluan PD-në, e atyre që bënë pluralizmin,u ngritën si feniksi për demokracinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/