Turqia sekuestron 1.5 ton kanabis e cila mbërriti me skaf nga Shqipëria ndërkohë që 3 persona u arrestuan.
Ekipet e Komandës së Komandës së Xhandarmërisë së Provincave të Izmirit kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar janë informuar nga shërbimet inteligjente se një sasi e madhe kanabisi do të sillet në Turqi nga Shqipëria nëpërmjet detit.
Pas ndjekjes teknike dhe fizike, në operacionin e zhvilluar sot me mbështetjen e Komandës së Rojës Bregdetare nën koordinimin e Komandës së Xhandarmërisë së Provincës Muğla u sekuestruan 1.5 ton drogë, raportojnë mediat turke
Lënda narkotike u gjet e fshehur në pyll pranë detit dhe kishte mbërritur me skaf nga Shqipëria. Tre të dyshuar janë arrestuar. Në cilësinë e provës materiale ju gjetën dhe sekuestruan dhe 3 pistoleta. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/