Gjendet shkaku i vdekjes së 4 turistëve rusë, çfarë u gjet në...

Gjendet shkaku i vdekjes së 4 turistëve rusë, çfarë u gjet në trupin e tyre dhe pse ndodhi vdekja në të njëjtën kohë

239
0
Shares

Monoksidi i karbonit konsiderohet si shkak i vdekjeve të 4 turistëve rusëi më 15 tetor të këtij viti, dalë në rezultatet e ekspertizës kriminalistike. Monoksidi është një nga helmet më të rrezikshme dhe në momentin që ai lidhet me hemoglobinën bëhet vdekjeprurës, deklaroi Bardhyl Cipi ekspert mjeko-ligjor ndërsa u intervistua nga gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Në shënjestër” në tv news24.

“Monosksidi i Karbonit është një gaz pa erë dhe peshë sa të ajrit dhe formohet kur ka djegie. Ai konsiderohet një nga helmet më të rrezikshme dhe më të përhapura. Ka si veti që të lidhet me hemoglobionën e gjakut. Në rast kur futet monoksidi lidhet ky me hemoglobionën dhe lidhja me të është 250 herë më e fuqishme se me oksigjenin. Varet nga sasia e gazit në vendin ku ndodhet njeriu. Oksigjeni zëvendësohet me këtë gaz dhe shfaqen shenjat e helmimit, me dhimbje koke, marrje mendsh. Ka edhe nje lloj euforie e ngjashme me vdekjen. Pastaj kalohet në fazën e dytë ku njeriu ka pamundësi në të lëvizuar, pastaj bie në koma dhe vdes. Në rastin konkret fakti që ata janë 4 persona dhe të 4 vdiqën në të njëjtin ambient e shton dyshimin që këtu kemi momoksidin e karbonit. Njeriu ruan një ngjyrë të kuqe të celet, ruan ngjyrën e njeriut natyral. Në momentin ku kanë hyrë punonjës, ambienti është pastruar. Këtu është diçka që duhet parë me kujdes, fakti që këta vdiqën të katërt tregon se mundësitë për një defekt në kaldajë të jetë shumë i madh. Helmimi tashmë është vërtetuar sepse është 80% në gjak. Kjo gjë e vulos cështjen në një vdekje aksidentale. Duhet një hetim i tubave të kaldajës”– tha ai.

Ndërkaq menaxherja e hotelit “Gloria Palace” Xhuliana Pole foli për vdekjen e një familjeje ruse në datën 15 tetor. Emisioni “Në shënjestër” i “News 24” zbuloi dëshminë e saj të dhënë pas ngjarjes së rëndë.

“Unë rreth orës 16.30, të datës 15 tetor, kam qenë e shoqëruar nga përgjegjësi i sallës dhe kemi bërë një kontroll të ambienteve të pishinës. Ku kemi kontrolluar temperaturën e ambientit e cila ishte 28 gradë bazuar në pajisjet treguese të kondicionerëve. Higjienën dhe temperaturën e ujit të pishinës të cilët e kam prekur me duar dhe më është duhur mesatarisht i ngrohtë. Dua të them se bazuar në gjërat që kontrollova në SPA çdo gjë ishte brenda normave. Këta shtetas janë futur në ambientet e SPA rreth orës 20:30. Vajza e recepsionit ka shkuar për të qëndruar dhe për t’u afruar ndihmë se mos u nevojitej ndonjë send. Klientët i janë përgjigjur se janë mirë dhe nuk kanë nevojë për asgjë dhe duan të qëndrojnë në privatësinë e tyre. Pas rreth 30 minutash vajza e recepsionit ka shkuar përsëri me sanitaren për t’i pyetur nëse u duhej ndonjë gjë, dhe në këtë moment i kanë gjetur turistët pa ndjenja në ambientet e pishinës”, tha ajo.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shqipëri zbuloi se në trupin e viktimave është gjetur monoksid karboni në masën 75%. Megjithatë, Prokuroria ka kërkuar ndihmën e Shërbimit Informativ të Ushtrisë për të kryer një eksperiment, i cili do të konfirmojë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e 4 turistëve rusë në hotelin “Gloria Palace” në Qerret të Kavajës. m.k & balkanweb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY