Operacioni italian antidrogë: Roli i 4 shqiptarëve. Policia italiane përdor hartën e...

Operacioni italian antidrogë: Roli i 4 shqiptarëve. Policia italiane përdor hartën e Shqipërisë etnike

74
0
Shares

Policia në Itali sekuestroi 423 kg drogë dhe vuri në pranga 16 persona përgjatë operacionit anti-drogë të koduar “La Valletta”. Mes tyre ishin edhe katër shqiptarë. Operacioni që mban emrin e kryeqytetit të Maltës është shtrirë edhe në provinca si Katania, Raguza, Sirakuza dhe Kalabria.

Sipas raportimeve, rezultoi se grupi kriminal i përbërë nga persona nga Raguza, Shqipëria dhe Malta, janë përgjegjës për trafikimin e kokainës, hashashit dhe marijuanës të blerë në Shqipëri, Pulia dhe Kalabri, dhe rishitur në Siçili, Lombardi dhe Maltë.

Në arrest janë lënë Alessandro Agostino; Giuseppe Agostino; Salvatore Agostino; Rosario Amico; Lucia Armenia; Antonio Bevilacqua; Rocco Bevilacqua; Antonio Salvatore Commisso; Fatjon Cuca; Emiliano Hoxhaji; Eriseld Hoxhaji; Ledi Hoxhaji; Roberto Melfi; Pietro Sessa; John Spiteri.

Rosario Amico dyshohet të jetë kreu i grupit i cili është ndihmuar nga  Pietro Sessa dhe Lucia Amenia për gjetjen dhe blerjen e drogës.

Kurse shqiptarët Eriseld, Ledi dhe Emiljano Hoxha  akuzohen si furnizues të qendrushëm të marijuanës që e merrnin në Shqipëri dhe ia shisnin Amico-s, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij të tjerë merreshin me rishitjen e substancës te John Spiteri, që vepronte në Maltë.

Kalabrezët Alessandro dhe Giuseppe Agostino me Antonio Bevilacqua dyshohen si furnizues të qëndrueshëm – në disa rrethana të ndihmuar edhe nga Salvatore Agostino dhe Rocco Bevilacqua – të kokainës, marihuanës dhe hashashit, që do të transportoheshin nga Kalabria dhe do të shiteshin në sasi të mëdha nga Amico, raportojnë mediat italiane.

Së fundmi, Roberto Melfi akuzohet si blerës i kokainës, të cilën dyshohet se e ka rishitur në provincat e Milanos dhe Monzës.

Në skemën e shpërndarjes së aktivitetit kriminal policia italiane ka vendosur hartën e Shqipërisë etnike, gjerësosht e përdorur në internet e rrjetet sociale. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY