3 nxënës u vranë dhe 6 u plagosën nga 15 vjeçari në...

3 nxënës u vranë dhe 6 u plagosën nga 15 vjeçari në një shkollë në Oxford

103
0
Shares

3 persona u vranë, të gjithë nxënës dhe 6 të tjerë u plagosën në një shkollë të mesme në Oxford, SHBA, rreth 55 km në veri të Detroitit.

Vrasjet u bënë pak pas mesditës me kohën lokale ndërsa forcat e rendit dhe personeli i urgjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, tha zyra e Sherifit të Qarkut Oakland i cili lajmëroi gjithashtu se një 15 vjeçar është arrestuar tashmë.

“Kemi në paraburgim një të dyshuar për hapje zjarri dhe kemi gjetur një armë. Nuk besojmë se ka ndonjë person tjetër në këtë moment”, tha përmes një deklarate zyra e sherifit.

Zëvendës sherifi Michael McCabe u tha gazetarëve në vendngjarje se i dyshuari ishte një nxënës 15-vjeçar në shkollë, i cili përdori një pistoletë gjysmë automatike. Mes të plagosurve ishte një mësues i madh, tha ai.

“Mund t’ju them se ai goditi me disa të shtëna,” tha zoti McCabe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY