Sot, me rastin e festës liturgjike të Shën Andreut Apostull, Ati i Shenjtë, Shenjtëria e Tij, Papë Françesku, ka emëruar Arqipeshkëv i Arqipeshkvisë Tiranë – Durrës, Shkëlqesinë e Tij të nderuar Imzot Arjan Dodaj, deri më tani ipeshkëv Ndihmës i të njëjtës Arqidioqeze.
Imzot Arjani ishte emëruar, nga Papë Françesku, me 9 prill 202, Ipeshkëv Ndihmës të Arqidioqezës Tiranë-Durrës duke i dhënë selinë titullare të Lestronës.
Anëtarët e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, i urojnë hire të shumta prej Zotit Arqipeshkvit të Ri.
Curriculum Vitae i Sh.T. Imzot Arjan Dodaj
Sh.T. Imzot Arjan Dodaj ka lindur në Laç-Kurbin, në Arqidioqezën Tiranë-Durrës, më 21 janar 1977.
Mbas studimeve në qytetin e tij të lindjes, ka emigruar në Itali dhe është vendosur në qytetin Cuneo, ku ka filluar përvojën e punës.
Në 1997 ka kërkuar të jetë i pranuar në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, Komuniteti “Shtëpia e Marisë”, me seli në Romë.
Ka ndjekur studimet e filozofisë dhe teologjisë në përgatitje për meshtar, pranë Ateneut Papnor “Regina Apostolorum.”
Është shuguruar meshtar më 11 maj 2003 nga Papa ShënGjon Pali II në Bazilikën e Shën Pjetrit. Është inkardinuar në Dioqezën e Romës si pjesëtar i Vëllazërisë Meshtarake të Bijëve të Kryqit, më pas e miratuar si Societas Vitae Apostolicae.
Mbas shugurimit Meshtarak ka pasur detyra të ndryshme baritore. Nga 2003 në 2004 ka qënë
Zv. Famullitar i Famullisë “Shën Dominiku i Guzman”, në Romë; nga 2004 në 2005, Zv. Rektor i Rektorisë së “Shën Gjoni i Malvës” dhe Kapelan i Komunitetit të shqiptarëve në Romë; nga 2005 në 2017, Zv. Famullitar i Famullisë “Shën Rafaeli Kryengjëll”, në Romë.
Në 2017, me pëlqimin e Ipeshkvit të tij, Kardinalit Vikar të Shenjtërisë së Tij për Dioqezën e Romës, është dërguar si misionar fidei donum në Arqidioqezën Tiranë-Durrës, ku ka patur këto angazhime baritore: Vikar i Përgjithshëm Dioqezan; Famullitar në Famullinë “Zemra e Papërlyer e Zojës tonë Mbretëreshë”, në Gramëz; Përgjegjës i Baritores Universitare; Zv. Sekretar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë; Sekretar i përgjithshëm i Sinodit Dioqezan;Famullitar i Famullisë “Shën Gjon Pali II”, në Bathore.
Më 9 prill 2020 Papa Françesku e ka emëruar Ipeshkëv Ndihmës të Arqidioqezës Tiranë-Durrës duke i dhënë selinëtitullare të Lestronës.
Është shuguruar Ipeshkëv më 15 shtator 2020 nëKatedralen e “Shën Palit” në Tiranë.
Në Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë është President i Komisionit për Ekumenizmin dhe Dialogun Ndërfetar, Përgjegjës Kombëtar për Formimin e Klerit dhe Baritoren Thirrore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/