Kadilli: Sikur Basha të kishte ikur, Berisha nuk do ishte ngritur

Kadilli: Sikur Basha të kishte ikur, Berisha nuk do ishte ngritur

73
0
Shares

Ish deputeti i PD, Fatbardh Kadilli tha sot se ardhja e Berishës është për shkak se Basha qëndroi në karrike në mënyrë të pamoralshme.

”Që të ikë Berisha duhet të ikë Basha.

Kriza në PD buron nga vendimi i Bashës për të mos lëshuar karriken. Të gjitha veprimet e tij pas humbjes janë bërë vetëm si pretekst për të justifikuar mbajtjen skandaloze të karrikes dhe jo për parime. Unë e parashikova këtë gjë kur kërkova ikjen e Bashës që të nesërmen e humbjes.

Sikur Basha të kishte ikur, Berisha nuk do ishte ngritur. Shumica e atyre që mbështetin Berishën sot, nuk e bëjnë nga dashuria për Berishën, por nga urrejtja për Bashën. Demokratët e dinë që Basha është problemi i tyre më i madh, ndaj kanë përqafuar Berishën si mënyra e vetme për të hequr Bashën.

Ata që duan të largojnë Berishën kanë vetëm një mënyrë: të largojnë Bashën. Po nuk iku Basha nuk ikën Berisha. Vetëm pasi të ikë Basha, të gjithë do kuptojnë se as Berisha nuk i sjell dot në fitore. Vetëm atëhere ata do kërkojnë dhe do gjejnë një zgjidhje të vërtetë për të ardhmen e PD-së”, deklaron Kadilli në rrjetet sociale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY