FIER/ Identifikohet trupi i gjetur në një kanal në fshatin Mujalli

FIER/ Identifikohet trupi i gjetur në një kanal në fshatin Mujalli

133
0
Shares

Është identifikuar kufoma që u gjet sot e dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli. Policia thotë se ai ishte raportuar i humbur që më tetor dhe vuante nga skleroza.

Detajet e policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit S. P. nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY